Celebrities Gossip Showbiz

Lei Kraja bën deklaratën befasuese për ish të dashurin!

Lei Kraja është një prezantuese jo pak e njohur e televizionit tonë. Së fundmi ajo eksperimentoi edhe si aktore në programin më të përfolur të humorit ‘Portokalli’, eksperiencë e cila nuk zgjati shumë. Prezantuesja nuk para flet për jetën e saj private, megjithatë së fundmi ka habitur në lidhje me deklaratën që ka bërë për marrëdhënien e saj me ish të dashurin.

Gjatë një interviste të bërë së fundmi, Lei deklaroi se ruan raporte shumë të mira me ish të dashurin.

Ish-in e kam mik dhe e kam ndihmuar të zgjedhë unazën për të fejuarën e tij.

Epo, marrëdhënie të tilla janë të vështira për t’u ruajtuar, ndaj Lei është një nga të paktat raste që e ka bërë dhe është për t’u përgëzuar.

Kujtojmë se, së fundmi prezantuesja habiti me deklaratën e saj të guximshme ku pranoi publikisht se përdor photoshop në fotot e saj. Ajo gjithashtu u hodhi një ‘thumb’ kolegeve të saj,duke u shprehur se cila nga ato thotë nuk përdor gënjen.

Ndërkaq, ajo ka treguar se e ka të vështirë të gjejë një të dashur në Shqipëri pasi djemtë tanë shpeshherë sillen çuditshëm dhe jo gjithmonë ajo arrin t’i kuptojë qëllimet e tyre.

Lei nuk para del në emisione televizive, por e ftuar së fundmi në një intervistë, prezantuesja bukuroshe ka treguar disa detaje për jetën e saj private dhe arsyen e largimit nga ‘Portokalli’.

Do ishte më ndryshe nëse do isha prezantuese e ‘Portokallisë’, sesa aktore. Nuk ishte aktrimi për mua, është ndryshe kur je e ftuar për një skeç, që ta bëjnë shumë të thjeshtë. Nuk e gjeta shumë veten.