Showbiz

Lei Kraja bën deklaratën epike: “E kam mësuar futbollin duke vënë skedina”

Me Lei Krajën fillimisht jemi njohur nga karriera e saj si modele e më pas si vajza bukuroshe e sportit në “DigitAlb”. Së fundmi, ajo nuk i është fokusuar vetëm moderimit por edhe aktrimit pasi e kemi parë si pjesë të stafit të “Portokalli” në sezonin e ri të këtij spektakli.

Lei ishte e ftuar sot në “Wake Up” me Orin dhe Islin ku zbuloi pak më tepër detaje rreth kësaj eksperience të re. Në dy puntatat e para të programit të humorit, ajo ka interpretuar në rolin e prezantueses së “Përthithen +40”. Duke qenë se Lei ka jetuar për shumë vite në Amerikë, ajo që bie menjëherë në sy në këtë rol është edhe e folura e saj me theks amerikan.

Megjithatë, sporti mbetet i pazëvendësueshëm për Lein. Gjatë intervistës ajo rrëfeu se kjo do të mbetet një pjesë e pandashme e saj madje, gjatë kohës që ishte me COVID-19, ka moderuar nga shtëpia.

Emisioni im i preferuar sportiv, pavarësisht që nuk e kam drejtuar unë, ka qenë ‘Bar Skedina’. Sa jam kënaqur tek ‘Bar Skedina’, duke vënë skedina. Ashtu mësohet futbolli. Ishte emision shumë i bukur, në lokal, muhabet.