Sociale

Lejet e ndërtimit ende të bllokuara

Bashkitë që nuk kanë hartuar ende planin rregullues, do të vazhdojnë të mos japin leje ndërtimi. Me gjithë koston që ky vendim ka për bllokimin e ndërtimeve, ministrja e Planifikimit të Territorit, Eglantina Gjermeni tha se, kjo është e nevojshme për të vënë rregull në kaosin urban. Por opozita akuzoi se në këto kushte po përfitojnë vetëm klientët e qeverisë.