Celebrities Gossip Showbiz

Lekë e çfarë leku! Don Xhoni shpenzon mijëra euro për vetëm një…

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Reperi është i angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon dhe në anën financiare, jo vetëm të tij por të të gjithë artistëve. Mirëpo, tek reperi i hitit “Make a pose”, i cili ka shumë pak kohë në tregun muzikor, sigurisht që bie mjaft në sy. Teksa para pak ditësh, Don Xhoni ka publikuar një foto të tijën ku shfaqet i veshur me një xhaketë ‘Gucci’ dhe shuma e saj nuk është aspak e vogël. Një faqe në Instagram ka publikuar se sa kushton veshja e reperit dhe është plot 3,200 euro.

Që prej fillimit, reperi me këngët e tij shpesh nuk ka qenë edhe aq paqësor. Gjithashtu, Don Xhoni është përfolur edhe për zënkën me një tjetër reper, Finem me të cilin kanë hedhur shpesh thumba në rrjete sociale. Nuk dihet nëse posti i para pak ditëve ka qenë drejtuar këtij të fundit apo për ndonjë person me të cilin Xhoni ka konflikt, megjithatë me anë të një Instastory reperi nuk i ka kursyer ofendimet, teksa në sfond ka të vendosur këngën e tij “Maffia”.

Rikujtojmë se para vetëm 10 ditësh, reperi dhe Loredana publikuan këngën e tyre më të re, njëkohësisht dhe bashkëpunimi i parë mes tyre. “Gjuj për to” pritej deri diku të ishte një hit duke parë edhe këngët e mëparshme shumë të suksesshme të artistëve, por milionat që po shtohen dita- ditës po e rezultojnë këngën një hit të vërtetë. Vetëm kaq pak ditë pas publikimit, bashkëpunimi mes tyre numëron afro 7 milion klikime.