Aktualitet Lajmet e fundit

Lëkundje tërmeti, ndihen në disa qytete, edhe Tiranë!

Dridhet toka, lëkundje tërmeti në Shqipëri. Në orën 16:04 minuta, u regjistrua një tërmet me magnitudë 3.9 i shkallës Rihter dhe gjithashtu u ndje në kryeqytet. Paraprakisht, mësohet se epiqendra ishte 6 km në jug të Klosit referuar Qendrës Sizmologjike Europiane Mesdhetare.

Për momentin nuk ka njoftime për dëme. Lëkundjet janë ndjerë dhe në qytete të tjera të vendit, përfshirë Krujën. Lidhur me këtë zhvillim do t’iu mbajmë të informuar në webfaqen tonë e në edicionet informative në Top Albania Radio.

 

Kujtojmë se plot dy vjet më parë, më 21 shtator 2019, ora lokale 16:04 minuta, zona detare në perëndim të Durrësit gjeneroi një tërmet me magnitudë 5.6 shkalla Rihter, i cili u ndje fort në një territor të gjerë të vendit tonë. Durrësi e Tirana, si dhe zona rurale midis tyre, u tronditën e njerëzit në panik dolën jashtë në rrugë. Para dy vitesh, lëkundjet u ndjenë edhe në Gjirokastër, Fier, Shkodër e Dibër. Si pasojë e lëkundjeve sizmike u lënduan disa persona dhe u shënuan shumë dëme materiale.