Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Lëkurë perfekte në të 50-at tuaja?! Sarah Jessica Parker ndan sekretet e saj të bukurisë!

Padyshim që Sarah Jessica Parker edhe pse ka hyrë në të 50-at e saj, nuk e tregon aspak këtë. Aktorja ka gjithmonë një lëkurë gati perfekte për moshën e saj dhe pa rrudha. Së fundmi, Parker ka ndarë me publikun dhe se cili është sekreti i saj për mbrojtjen e lëkurës.

Sarah ka thënë shpesh se ritualet e saj të bukurisë janë të thjeshta. Aktorja ka treguar se qëndrimi i saj ndaj bukurisë nuk ka ndryshuar shumë.

Do të ishte e gabuar të thuash që nuk jam e kujdesshme. Por unë mendoj se, me kalimin e kohës, ne blejmë gjëra që na pëlqejnë, mësojmë të grimohemi në një mënyrë që të na bëjë të ndihemi rehat. Dhe në fund të qëndrojmë besnikë ndaj vetes në atë rrugë.

Megjithatë ajo ka ndarë dhe mënyrën se si të ndihet mirë me lëkurën e saj gjithmonë.

Hidratimi

Nuk shkoj askund pa serumin e hidratimit të lëkurës. Unë e përdor atë çdo ditë dhe tani kanë filluar ta përdorin atë edhe fëmijët e mi.

Krem për mbrojtjen ndaj diellit

Përveç serumit hidratues, Sarah patjetër përdor dhe krem me faktor mbrojtës.

Mundohem ta aplikoj sa herë që dal jashtë. Unë nuk jam gjithmonë shumë e kujdesshme, por përpiqem.

 

Shkëlqyes buzësh

Aktorja është një adhuruese e buzëkuqve shkëlqyes dhe zgjedh ngjyrat rozë apo pjeshkë që përputhen me tonin e saj të lëkurës.

Flokë të çrregullta

Ajo përpiqet të vendosë maska ushqyese në flokët e saj me onde të çrregullta dhe kaçurrela dhe çdo herë pas larjes, një balsam apo krem flokësh është i detyrueshëm.

Rikujtojmë se, aktorja e njohur Sarah Jessica Parker gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes në eventet madhështore të Met Gala. Por në ngjarjen e këtij viti me temën e modës amerikane, ylli i “Sex and the City” mund të mungojë së bashku me Andy Cohen. Sarah Jessica Parker ka qenë e zënë në punë duke xhiruar rikthimin e shumëpritur të “Sex and the City”, serialin pasues “And Just like That” këtë verë, kështu që ndoshta orari i xhirimeve të saj bie ndesh me natën e madhe të eventit. Parker, 56 vjeçe, ka marrë pjesë në Met Gala me Cohen jo më pak se pesë herë në të kaluarën dhe kur ngjarja e vitit 2020 u anulua për shkak të pandemisë COVID-19 , dyshja ende festuan së bashku, por sigurisht nga një distancë e sigurt.