Bota Sport

“Leo Mesi ti më jep fanellën, unë të jap…mamin”, pankarta e vogëlushit tifoz po bën “namin”.

PSG-ja mbrëmjen e djeshme ka arritur të triumfojë me rezultatin 3-2 ndaj Lajpcigut në stadiumin “Parc des Princes” falë një super Lionel Mesi i cili realizoi dhe një dopietë. Gjatë ndeshjes ka ndodhur diçka ku tek publiku i PSG-së ishte një tifoz i vogël i skuadrës pariziene i shoqëruar nga e ëma e tij ku në dorë mbante një pankartë ku shkruhej:

“Leo Mesi më jep fanellën, të jap nënën time”. Një pankartë shumë humoristike duke parë sesa shumë e ka dashur ky fëmijë fanellën e Lionel Mesit.

PSG-ja renditet e para në grupin A me 7 pikë, e ndjek Mançester Siti me 6 pikë, Klab Bryzh klasifikohet në vendin e tretë me 4 pikë, ndërsa e fundit ndodhet Lajpcig me asnjë pike të grumbulluar.