Celebrities Design Showbiz

Leonardo DiCaprio shet vilën e tij superluksoze me një shumë marramendëse!

Aktori me famë botërore Leonardo DiCaprio, ka nxjerrë në shitje një nga vilat e tij në plazh, në Malibu për 10.3 milion dollarë, pasi e bleu në vitin 1998 për 1.6 milion dollarë. Fituesi i Oscar-it, i cili zotëron dy prona luksoze në qytetin e Kalifornisë, ka shitur pronën e tij private me pamje nga oqeani për 10.3 milionë dollarë, që është 300 mijë dollarë mbi çmimin e kërkuar sipas “TMZ”, këtë të hënë. DiCaprio e nxorri pronën në shitje në muajin shtator dhe shtëpia ka rezultuar të jetë një investim i zgjuar pasi ai fillimisht e bleu vilën me tre dhoma gjumi dhe dy tualete për 1.6 milionë dollarë në vitin 1998.

Prona dykatëshe e Leo-s krenohet gjithashtu me një hapësirë të madhe me pamje nga oqeani, si dhe ambiente të brendshme të rinovuara plotësisht. Rezidenca përmban një kuzhinë luksoze të dizejnuar me dollapë ngjyrë gri dhe mure me pllaka në po të njëjtën ngjyrë. Dhomat e gjumit ofrojnë shumë dritë dhe janë me pamje nga oqeani. Ndërkohë, dhoma e ndenjes dhe kuzhina kanë dritë natyrale nëpërmjet dritareve të mëdha.

DiCaprio i cili thuhet se ka një vlerë të parave prej 260 milion dollarë, sapo shpenzoi 13.8 milion dollarë për një vend tjetër në Malibu, sipas “The Dirt”. Sipas të dhënave, shitja u mbyll muajin e kaluar. Të dhënat tatimore tregojnë se vendi i cili ndodhet në komunitetin pak të njohur, ku  gjenden në total vetëm 5 shtëpi, është ndërtuar në vitin 2005, ka katër dhoma gjumi dhe pesë tualetë dhe vila është 3200 metra katrorë.

Aktori gjithashtu bleu një pjesë të lirë të tokës në Paradise Cove në Malibu për një shumë të madhe rreth 23 milionë dollarë në vitin 2017, por thuhet se puna sapo ka nisur. Ai gjithashtu ka dy shtëpi shumëmilionëshe në Los Feliz, një rezidencë moderne në Palm Springs, disa apartamente luksoze në qytetin e New York-ut dhe një ishull privat në brigjet e Belizes. Rezidenca e tij kryesore thuhet se ishte një kompleks me tre shtëpi dhe me katër parcela në lagjen Bird Streets të LA dhe ndodhet mbi Sunset Strip.

Rikujtojmë se, aktori i famshëm Leonardo DiCaprio, ka qenë një nga personazhet që ka ngritur më së shumti zërin lidhur me çështjet e mbrojtes së mjedisit, madje edhe me mbrojtjen e lumit Vjosa. Kësaj here ai ka bërë një tjetër reagim lidhur me këtë të fundit, në rrjete sociale.

Gjithashtu, Jennifer Lawrence dhe Leonardo DiCaprio kanë luajtur së bashku në filmin më të fundit “Don’t Look Up”. Megjithatë, sipas mediave të huaja Leo është paguar më shumë se aktorja. Duke folur për “Vanity Fair”, Lawrence tha se:

Leo sjell më shumë fitime se unë. Jam jashtëzakonisht me fat dhe e lumtur me marrëveshjen time.