Lifestyle Love & Sex

“Lëreni Zoom-in, angazhohuni në seks”, këto e shumë këshilla të tjera nga mjekja 94-vjeçare!

Mjekja Ruth Westheimer mbushi 94 vjeçe më 4 qershor dhe ndau së fundmi eksperiencat dhe sekretet e jetës së saj. Dr.Ruth po bën pjesën e saj për të ndihmuar të tjerët t’i përmbahen këshillave të saj. Ruth ka qenë një figurë ikonë publike që kur ajo nisi një emision në radio, ku fliste për edukimin seksual. Që atëherë ajo ka botuar dhjetëra libra dhe ka qenë një element kryesor në dokumentarë, duke përfshirë një për jetën e saj.

Dhe ndërsa nuk ka plan të tërhiqet, ajo pranon se u thotë “jo” ftesave me më shumë maturi këto ditë, duke përfshirë festën e ditëlindjes që fëmijët e saj Miriam dhe Joel kishin planifikuar të bënin për të.

Ne do ta bëjmë këtë vitin tjetër, kur të jem 95 vjeçe.

Kjo është dëshira ime për ditëlindjen:

Unë do të doja të isha ambasadorja për të luftuar vetminë për shumë njerëz. Të moshuar, të rinj, festa ditëlindjesh, çdo lloj situate. Vetmia e pandemisë është diçka që do të jetë me ne për një kohë të gjatë. Dua të jap disa këshilla të mira për ata njerëz që, edhe pas pandemisë, do të kenë ende probleme me marrëdhëniet dhe çështjet e vetmisë. Në filozofinë time të jetës, nuk do të më dëgjoni të them se sa e tmerrshme është të jesh vetëm. Përpiqem të dëgjoj këshillat e mia. Më duhet të qesh vetë kur i them.

Dhe ajo përqendrohet në gjërat e mira në jetën e saj veçanërisht si një nënë dhe gjyshe krenare.

Jo vetëm që mburrem, por mburrem me ndërgjegje. Po mburrem me krenari dhe mburrem me arsye. Nëse keni fatin të jeni me shëndet të mirë, sigurohuni që të falënderoni Zotin ose këdo që besoni, për të. Dhe sigurisht: “Mbyllni takimin në Zoom, fikni celularin dhe angazhohuni në seks!”