Celebrities Showbiz

Letra që Shakira i dedikoi babait të saj sapo na ‘shkriu’ zemrat…

Shakira është një nga këngëtaret më të famshme dhe më të talentuara. Muzika e saj gati-gati po klasifikohet si e pavdekshme dhe që nuk njeh kohë. E kush nuk e dëgjon akoma hitin e saj “Whenever, Wherever” që i hapi dyert e karrierës apo “Hips Don’t Lie”, e shumë e shumë projekte të tjera.

Këngëtarja ka festuar ditëlindjen e babait të saj para pak ditësh. Ai festoi përvjetorin e tij të 90-të dhe këngëtarja postoi në atë kohë një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku i drejtohej me fjalët:

Babi, ti ke nxitur hapat e mi dhe ke ndriçuar rrugën time. Ti më ke treguar se jeta është e hapur dhe e thellë si një det dhe kështu, ti i ke dhënë kuptim times duke e mbushur me gëzimin tënd. Ti je inspirim për mua, bashkëpunëtori im dhe gjithçka tjetër. Miku im më i mirë. Gëzuar 90 vitet e kaluara në mënyrë spektakolare! Të dua me gjithë qënien time!
Vajza jote,
Shakira.

Mesa duket këngëtarja e ka pikë të dobët babain e saj. Kjo pasi së fundmi Shakira ka publikuar një tjetër postim nga festa e ditëlindjes së babait të saj. Është fjala për një video ku ata të dy ishin duke kërcyer dhe ajo zgjedh fjalët më të ëmbla dhe mallëngjyese për t’iu drejtuar atij.

Këtë 6 shtator pashë babanë tim të mbushte 90 vjeç. Të rikujtoja se sa i dashur dhe i vlerësuar është ai nga të gjithë ata që e rrethojnë më ka bërë të reflektoj mbi jetën time dhe të pyes veten nëse një ditë, si ai, unë do të jem në gjendje të arrij një moshë të madhe, e rrethuar me kaq shumë dashuri të sinqertë. Jo për shkak të këngëve që kam shkruar, apo ideve që më kanë lindur gjatë jetës, jo për shkak të gjurmëve të mia artistike, por për shkak të trashëgimisë sime njerëzore. A i kam dëgjuar mjaftueshëm të tjerët kur një dhimbje i ka pushtuar? A kam festuar për gëzimet e tyre dhe a i kam kuptuar dhe falur limitet e tyre? A u kam kushtuar atyre vëmendjen time të pandërprerë kur ata kishin nevojë për të apo kam qenë shumë e zënë, e lodhur me shqetësimet e mia, pa ia hapur telefonin apo e zhytur në gjërat e mia të vogla? Thonë se jeta kalon sa hap e mbyll sytë, por që ka fuqinë të infektojë të tjerët me shumë gëzim. Një gëzim që nuk zbehet, ai që na bën të buzëqeshim kur kujtojmë dikë të dashur, njerëz si babai im, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka shpërndarë pa u lodhur dritën e tij si të ishte një llambë e pashtershme. Ata që e njohin e dinë se si ai e bën secilin nga njerëzit që takon të ndihet unik dhe i veçantë. Ai i shikon në sy, i dëgjon, i këshillon, i do. Ai ka qenë një shkrimtar, një shpirt krijues, pronar i një pasurie të madhe letrare dhe intelektuale, por kjo nuk është pikërisht ajo që ne festuam në ditën e tij me muzikë, tullumbace dhe pije. Në moshën e tij, fjalët mund të bëhen gjithnjë e më të rralla, ose në mendjen e tij pjellore, idetë brilante mund të shfaqen gjithnjë e më rrallë. Shpesh ndodh që me kalimin e viteve, ajo që zë periferinë tonë të na lërë e para. Por përtej kësaj prognoze, në një qenie të papërsëritshme si ai, unë e di se e brendshmja, parësorja do të mbetet; Aftësia për të shprehur dhe ndjerë dashuri, gëzimi i tij, drita e tij, karizma e tij, dhe mbi të gjitha ritmi i tij! Sepse ajo që është me të vërtetë e rëndësishme nuk gëlltitet nga faqet e kohës. Asgjë dhe askush nuk e ndal vallëzimin! As materiali nga i cili jemi bërë, dhe nëse keni dyshime pyesni Don Wi! Oh sa gjë e lezetshme baba.