Aktualitet

Lëvizja drejt Malit të Zi, vetëm me përgjigjen e tamponit negativ

Vetëm qytetarët të cilët kanë kryer tamponin për COVID-19 dhe që rezultojnë negativ do lejohen të lëvizin drejt Malit të Zi përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit dhe Muriqanit.

Njoftimi erdhi nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër.  Në njoftim theksohej se të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi  vetëm duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.

Kalimi në dy pikat kufitare do të jetë i hapur për qytetarët nga e hëna deri të premten në mbrëmje deri në orën 22:00. Policia e Shkodrës bën të ditur se  nga e premtja pas orës 22:00 deri të dielën në mesnatë nuk ka kalime. Pika kufitare rihapet sërish  të hënën.