Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Sport

Lewandowski përgatitet të largohet nga Mynihu, nis negociatat për në Spanjë

Robert Lewandowski duket se ka marrë vendimin për t’u larguar nga Bayern Munich në fundin e këtij sezoni. Lojtari i bavarezëve ka pësuar një zhgënjim pas disfatës në eventin e trofeut të Topit të Artë, teksa u rendit i dyti pas Lionel Messit dhe në këtë formë kërkon një ndryshim në karrierën e tij.

Sipas prestigjiozes së spanjolles AS, sulmuesi polak ka njoftuar agjentin e tij Pini Zahavi për të nisur bisedimet me Real Madrid. Los Blancos kanë qenë gjithnjë një klub i cili është interesuar për shërbimet e bomberit të Bayern, megjithatë në këtë moment madrilenët janë të përqëndruar te Erling Haaland dhe e shohin njorvegjezin si prioritet.

Gjithsesi, gara për talentin e Borussia Dortmund është e fortë dhe duke parë dëshirën e madhe të Leëandoëskit për të luajtur në Madrid, atëherë te Reali pritet ta marrin në konsideratë edhe nënshkrimin me një nga “profesorërt e zanatit” të ofensivës.

Ndërsa, një plus në këtë tratativë është edhe agjenti Pini Zahavi, i cili së fundmi bashkëpunoi me Real Madrid për të transferuar David Alabën në Madrid.