Aktualitet

Lezhë, shpërthen bombola e gazit, lëndohet një grua!

Bombola e gazit që shpertheu mesditën e sotme në fshatin Troshan të Lezhës ka shkatërruar tërësisht banesën ku ndodhi shpërthimi.
Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Top Channel, në banesën një-katëshe nuk ka mbetur gjë tjetër përveç inerteve e sendeve të shkatërruara.

Nga zjarri i rënë në orën 11:25, mori lëndime një grua 67-vjeçare, e cila u dërgua në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Fatmirësisht, e plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.