Tech

LG stopon prodhimin e telefonave, përfundon periudha e telefonave smart LG

Kompania koreanojugore LG Electronics njoftoi sot se do të mbyllë biznesin e saj me telefona të mençur. Sipas saj, ky sektor ka pësuar humbje për gati 6 vjet, që kapin vlerën e rreth 4.5 miliardë dollarëve.

LG ka bërë shumë inovacione, duke përfshirë kamerat me kënd shumë të gjerë.

Në vitin 2013 është bërë prodhuesi i tretë më i madh i smartphoneve, por udhëheqësit e kompanisë thanë se tregu i telefonave mobile është bërë “tepër konkurrues”.

Firma tjetër koreanojugore Samsung dhe ajo amerikane Apple janë dy lojtarët më të mëdhenj në tregun e smartphoneve.

Në krahasim me vitin e kaluar, Samsung ka shitur 256 milionë telefona, ndërsa LG 28 milionë. Por, LG vazhdon të ketë biznes të fortë me pajisjet shtëpiake dhe televizorët.

LG është marka e dytë televizive më e shitur në botë, pas Samsungut.