Bota

Lia e Majmunëve/ Rritet numri i vendeve të prekura nga infeksioni!

“Monkeypox” vazhdon përparimin e pandalshëm. Në Spanjë, sipas të dhënave të siguruara nga autoritetet shëndetësore, janë 84 raste të konfirmuara dhe 157 të dyshuara. Komuniteti i Madridit është rajoni që pati rastet e para dhe që ka regjistruar më shumë pozitivë, por infeksioni tashmë është përhapur në komunitete të tjera autonome. Pikërisht në kryeqytet është regjistruar rasti i parë i lisë së majmunit te një grua.

Gruaja, bën me dije Ministria e Shëndetësisë, është e lidhur drejtpërdrejt me zinxhirin e transmetimit të marrëdhënieve mes meshkujve. Deri më tani, të gjitha rastet e regjistruara në komunitet të kësaj sëmundje virale zoonotike ishin meshkuj dhe sipas indikacioneve të para, transmetimi lidhet me kontakte shumë të ngushta.

Jashtë kufijve iberikë ka edhe një rrjedhje të pandërprerë infeksionesh të reja. Shumë vende të reja i shtohen listës. Raporti i fundit nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tregon se më shumë se 150 raste janë raportuar në 15 vende evropiane.

“Shumica e rasteve janë te të rinjtë që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë. Nuk ka pasur vdekje. Kuadri klinik në përgjithësi përshkruhet si i lehtë, ku shumica e rasteve paraqiten me lezione në organet gjenitale ose në zonën perigjenitale, që tregon se transmetimi ka ndodhur ndoshta nëpërmjet kontaktit fizik gjatë marrëdhënieve intime.

Spanja, me 84 raste të konfirmuara, është në krye të Bashkimit Evropian në raportet pozitive për linë e majmunëve. Pas saj vijnë Portugalia (49 raste), Holanda (6), Italia, Gjermania (10), Franca (7) dhe Belgjika (4).

Në Danimarkë dhe Slloveni janë diagnostikuar dy raste. Dhe sipas informacioneve të siguruara nga këto vende, pacientët e infektuar kishin marrë pjesë në festivalin “Gay Pride”, të mbajtur në mes datave 5 dhe 15 maj në Maspalomas (Gran Canaria).

Në pjesën tjetër të botës, situata epidemiologjike është gjithashtu shqetësuese: 101 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve. Mbretëria e Bashkuar, vendi i parë ku sëmundja nuk është endemike, ka raportuar 71 raste të konfirmuara.

Argjentina ka regjistruar një rast pozitiv, një person që ka udhëtuar së fundi në Spanjë. Më tej: Shtetet e Bashkuara (9), Australi (2 raste), Kanadaja (15) dhe Maroku (3).