Art & Kulturë Celebrities Gossip Lifestyle Magazine

Libri si aksesor mode?! Ju njohim me profesionin e ‘book stylist’, risia që vjen nga Hollywood-i!

Kishit dëgjuar ndonjëherë për ‘book stylist’ apo ndryshe ‘stilistin e librave’? Nëse po e hasni për herë të parë këtë term, atëherë na lini t’ju njohim me këtë profesion.

Stilistët për librat mund të krahasohen me konsulentin e jetës, konsulentin e markës apo drejtorin krijues, vetëm se ai përdor libra në vend të imazheve. Libri bëhet kështu një mjet për të dhënë idenë e të qenit njerëz të një lloji të caktuar dhe të menduarit në një mënyrë të caktuar.

Këtë e ka bërë të ditur ‘New York Times’ ku një artikull nga Nick Haramis zbulon praninë e një stilisti librash ndër të famshmit më të shquar të Los Angeles. Me këtë nënkuptojmë një profesionist që studion profilet e njerëzve të famshëm dhe i këshillojnë se me cilin libër të shfaqen në publik.

Zgjedhja bie mbi librat që në atë moment janë më në modë, ose që pasqyrojnë mesazhin që duan të përcillet. Gigi Hadid u fotografua nga paparacët teksa shkonte në sfilatën e Fendi në Milano duke mbajtur në dorë librin “I huaji” nga Albert Camus. Nga ana tjetër, njësoj sikur të ishte një aksesor mode, Bella Hadid ka kombinuar një kostum oversize me një kopje libri të Stephen King.

Në vitin 2019, Kendall Jenner u fotografua duke lexuar “Unë jam një tjetër sonte” nga Chelsea Hodson. Një vepër impenjative që, falë saj, ajo u shit brenda disa orëve në Amazon. Një marketing i vërtetë që përcakton se çfarë është apo jo në modë në letërsi dhe çfarë do të ishte më mirë që të lexoje. Shumë mendojnë se është “skandaloze” që ta konsiderosh librin si një aksesor dhe një ‘look’ para mediave.

 

Ka nga ata që besojnë se shfaqja e një influencer-i në rrjete sociale, që zotëron libra por që nuk lexon vërtet, është e dëmshme për kulturën. A është kështu apo mund të jetë një mënyrë e mirë për t’i afruar njerëzit me leximin? Meqë jemi këtu, këta i kanë thënë Luanës që të lexojë mbrapsht librin?!