Bota

Liderët e BE-së, mbështesin sigurinë e Izraelit!

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, shprehu sot shqetësimin e saj të madh për përshkallëzimin e dhunës në Izrael dhe Gaza. Von der Leyen shkroi  në Twitter:

Unë dënoj sulmet pa kriter të Hamasit ndaj Izraelit, civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen. Dhuna duhet të marrë fund tani

Kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell bëri thirrje për qetësi të enjten në mbrëmje, duke thënë se ai kishte “ripohuar mbështetjen e BE-së për sigurinë e Izraelit duke dënuar lëshimin pa kriter të raketave të Hamasit” në një telefonatë me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabi Ashkenazi.

Është e rëndësishme që çdo përgjigje të shmangë viktimat civile, tha Borrell.

Udhëheqës të tjerë të BE-së, gjithashtu, shprehën alarmin mbi situatën gjithnjë e më të tensionuar, ndërmjet tyre edhe kryeministri holandez Mark Rutte dhe ministrja belge e Punëve të Jashtme Sophie Wilmes.

Presidenti francez Emmanuel Macron ofroi ngushëllimet e tij për viktimat e sulmeve nga Hamas dhe “grupe të tjera terroriste” në bisedimet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, sipas Pallatit Elysee.

Ai gjithashtu dënoi me forcë sulmet duke përsëritur “mbështetjen e tij të palëkundur ndaj sigurisë e Izraelit