Bota

Liderët e G-20 nuk i shpëtojnë traditës, hedhin monedha në Fontana di Trevi! (Video)

Krerët e ekonomive më të mëdha botërore kanë vizituar pjesë të ndryshme të qytetit italian të Romës,  madje vizituan edhe të famshmen Fontana Di Trevi, para se të riktheheshin për t’u deklaruar lidhur me ndryshimet klimatike.

Secili prej liderëve të vendeve me industritë më të zhvilluara në botë, kanë hedhur nga një monedhë në fontanë, ashtu siç e do tradita

Sipas legjendës, kush hedh monedhë do të rikthehet në Romë. Fontana tregon Neptunin, zotin e detit duke qetësuar ujërat.

Ajo u ndërtua në murin e Pallatit Poli, dhe kështu edhe mori emrin pasi lidh tri rrugët e qendrës së Romës.

Jo të gjithë liderët e G-20 morën pjesë në hedhjen e monedhës së sotme, në mesin e atyre që mungonin ishte edhe presidenti i SHBA-së Joe Bidenn.

Monedhat që hidhen në fontanë çdo ditë nga turistë të shumtë, mblidhen dhe jepen për bamirësi.