Love & Sex

Lidhjes tuaj i ka humbur ‘shkëlqimi’? Ja si ta riktheni pasionin në çift…

Është një ndjesi vërtet e bukur të paturit një partner/e në jetën tuaj me të cilin/ën ndiheni të lumtur dhe të sigurt. Në fillimet e lidhjes është e pamundur të fokusohesh në gjëra të tjera, pasi ndjesia e mrekullueshme e mendimit që mund të keni gjetur personin e duhur është shumë emocionuese. Megjithatë, kur përfundon ‘muaji i mjaltit’, këto ndjesi fillojnë të veniten. Kjo nuk do të thotë se do të kaloni nga të ndjerit shumë emocion për partnerin/en tuaj në të mos paturit asnjë lloj ndjesie, por entuzismi do të shterojë.

Edhe nëse ju dhe partneri/ja juaj jeni kombinimi perfekt, pasioni pas njëfarë kohe vjen duke u venitur. Një ditë thjesht zgjohesh në mëngjes dhe nuk ke më emocion në lidhjen tënde, por përse ndodh kjo dhe si mund të riktheni ‘shkëlqimin’ në lidhjen tuaj?

Keni ngecur në një rutinë

Të mos paturit emocion në lidhjen tuaj mund të jetë edhe si shkak i mospërpjekjes. Guruja dhe ekspertja e takimeve të dashurisë, James Preece shpjegon se:

Arsyeja më e shpeshtë se përse në një lidhje nuk ka më pasion është mungesa e përpjekjes. Kur një çift kanë kohë së bashku mund të kenë fituar ndjesinë e rehatisë me njëri-tjetrin dhe kjo është shumë në rregull. Problemi qëndron kur kjo rehati kthehet në monotoni, kështu ndiheni të mërzitur nga personi i zemrës. Nëse doni ta shmangni këtë gjë duhet të ndryshoni çfarë po bëni. Nisjani duke dalë në takime çdo ditë dhe përpiquni të bëni gjëra të ndryshme. Kjo nuk do të thotë që duhet të jetë medoemos aventurë, por të ndryshoni rutinën tuaj.

Ndiheni të pasigurt për të ardhmen tuaj

Nëse ka pasiguri nga të dy palët për të ardhmen tuaj, çdo gjë bëhet më e vështirë. Preece tregon se nëse jeni në ‘faqe’ të ndryshme në jetën tuaj apo nëse nuk keni folur ndonjëherë për të ardhmen tuaj, mund të ndiheni konfuzë dhe kjo gjë të shkaktojë humbjen e ‘shkëlqimit’.

Kupton që e sheh të ardhmen me atë person kur e mendon veten të martuar me të dhe me fëmijë në të ardhmen. Nëse njëri nga ju nuk e ka këtë vizion, atëherë është e kotë që të vazhdoni të qëndroni në një lidhje. Për ta kuptuar këtë gjë duhet të komunikoni. Skenari më i mirë është që të dy jeni për njëri-tjetrin dhe do të vazhdoni të qëndroni bashkë, ndërsa ai më i keqi është që do ta kuptoni më mirë herët se vonë, që nuk mund të vazhdoni bashkë.

E konsideroni partnerin/en tuaj si të mirëqenë

Ajo çfarë e bën një lidhje të shkojë në një nivel tjetër është pikërisht rehatia që fitoni në prezencë të njëri-tjetrit. Pikërisht, mund të jetë po kjo rehati që e bën ‘shkëlqimin’ të venitet.

Kur ka qenë hera e fundit që keni komplimentuar njëri-tjetrin për diçka apo i keni bërë ndonjë surprizë të veçantë? Nëse fitoni shumë rehati është mëse normale të ndiheni të pavlerësuar. Êshtë e rëndësishme që ta bëni partnerin/en tuaj të ndihet i/e vlerësuar dhe të pëlqyer nga ana juaj.

Lumturia vjen nga gjestet e vogla!

Shpenzoni shumë kohë me njëri-tjetrin

Është një gjë shumë e mirë nëse takoheni vazhdimisht me partnerin/en tuaj, por nëse shpenzoni më shumë kohë seç ‘duhet’ bashkë, duke mos i lënë njëri-tjetrit fare privatësi, entuziasmi nuk është më i njëjti sa herë takoheni. Pavarësia në një lidhje do t’ju ndihmojë të mos bëheni monotonë gjithashtu.