Celebrities Gossip Music

Lil Nas X zgjedh mënyrën më unike për të festuar suksesin e padiskutueshëm të këngës së tij!

Këngëtari i njohur Lil Nas X së fundmi ka xhiruar një video si kurrë më parë. Ai ishte në një skenë të ndërtuar në një autobus turistik gjatë një turneu në Hollywood, dhe e gjitha kjo u organizua për të falënderuar njerëzit dhe të gjthë fansat për këngën e tij ‘Industry Baby’, e cila ndodhet në krye të listave dhe është në bashkëpunim me Jank Harlow.

Reperi 22-vjeçar, qëndronte në pjesën e sipërme në katin e dytë të një autobusi turistik. Ai kishte veshur një kostum rozë dhe ishte i rrethuar nga një numër i madh performuesish rezervë të cilët gjithashtu mbanin të veshur kostume rozë.

Dy artistët si Jack Harlow ashtu edhe Lil Nas X kohëve të fundit kanë postuar në rrjetin e tyre social ‘Twitter’ në lidhje me suksesin e këngës së tyre që është kthyer në një hit. Këngëtari i njohur i hitit ‘Old Town Road’ postoi një tweet falenderues për 7 milionë ndjekësit e tij.

https://twitter.com/LilNasX/status/1450176221698875394

Këngëtari Harlow githashtu e falënderoi bashkëpunëtorin e tij me anë të një tweet-i.

Rikujtojmë se artisti Lil Nas X  ka konfirmuar së fundmi se ai ishte më parë në një lidhje me balerinin Yai Ariza. Nëse jeni fans i këngëtarit, emri Yai mund t’ju duket i njohur, ai shfaqet si partneri i Lil Nas X në videklipin e “That’s What I Want”, në “Industry Baby”, si dhe ai që Lil Nas X puthi në skenë gjatë performancës së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BET Awards”.

Sidoqoftë, Lil Nas X nuk e kishte konfirmuar publikisht se me kë ishte në një lidhje. Ai më parë tha se po takohej me dikë gjatë kësaj vere, por në fillim para pak javësh deklaroi:

Po takohesha me dikë. Vendosa që nuk doja më.

Kështu, kur ai u pyet kohët e fundit në lidhje me thashethemet që qarkullonin mes tij dhe Yai, Lil Nas X u përgjigj:

Ne dilnim në takime dhe jemi akoma në kushte shumë të mira. E dini, ne mund të takohemi përsëri jam i sigurt. Unë e dua atë, ai është i mrekullueshëm.