Showbiz

Lil Wayne më në fund vjen me një album të ri muzikor

Pas dy vitesh nga albumi i tij i fundit “The Carter V”, reperi i famshëm Lil Wayne është rikthyer me prurje të reja.

Ai sapo ka lançuar albumin e tij të radhës që quhet “Funeral” për të cilin ka punuar që nga viti 2016. 37-vjeçari nuk ka ndarë asnjë detaj rreth këtij albumi por ka preferuar që t’ja bëjë surprizë fansave të tij.

“Mirë se erdhët në Funeral” -shkruan ai në rrjetet sociale teksa prezanton për herë të parë këtë album.