Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Liljana Kondakçi zbulon bashkëpunimin me këngëtarin e njohur

Liljana Kondakçi është një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga shumë breza. Ndonëse vitet ikin pa u kuptuar, ajo merr gjithmonë vëmendje për pamjen e saj të jashtme.

Ajo ka kënduar shumë këngë, të cilat vazhdojnë të mbeten hite edhe në ditët e sotme.

Liljana ishtë e ftuar në një lidhje telefonike këtë të martë në “Ndryshe”, nën moderimin e Salsano Rrapit dhe Palomës, ku zbuloi shumë detaje interesante rreth jetës së saj.

E pyetur për përshtypjet e saj për këto zgjedhje, ajo u shpreh mjaft e kënaqur, si nga mënyra e realizimit të tyre, ashtu edhe me rezultatin. Me sa duket, e zbuloi qartë partinë e saj të preferuar.

Për sa i përket, muzikës dhe artistëve, këngëtarja mendon se cilësi në tregun muzikor ka pasur e vazhdon të ketë. Madje ajo zbuloi ekskluzivisht për Top Albania Radio, se pritet një bashkëpunim me këngëtarin e brezit të ri Klint Çollaku. Ata do të risjellin kujtime të këngëve të tyre të vjetra, dhe jemi të sigurt që do të na surprizojnë!

Gjithashtu Liljana na tregoi edhe sekretin e bukurisë së saj rinore edhe pse kanë kaluar shumë vite. Sipas saj gjithçka fshihet pas genit dhe një shpirti të lumtur.