Lifestyle Love & Sex Travel

Lindi foshnjën në tualetin e avionit falë ndihmës së stjuardesës heroinë!

Së fundmi një stjuardesë ‘u hodh’ në aksion pasi një pasagjere pati një lindje të hershme dhe të papritur gjatë një fluturimi nga Denver në Orlando. “Fëmija nuk mund të priste,”- tha ‘Frontier Airlines’ në një deklaratë në Facebook. Për fat të mirë, stjuardesa Diana Giraldo qëndroi e qetë pasi ndihmoi nënën në tualetin e pasmë dhe ndihmoi në kryerjen e detyrës heroike të lindjes së foshnjës gjatë fluturimit, sipas linjës ajrore. Kapiteni Nye tha se:

Kjo ishte një punë e kryer mirë dhe isha i lumtur që i pashë të gjithë duke punuar së bashku për të sjellë me sukses një të porsalindur në një avion.

Më pas, aeroplani u devijua në aeroportin Pensacola në Florida, ku nëna dhe foshnja u pritën nga mjekët ndihmës. Nye vijoi duke thënë se:

I gjithë ekuipazhi me të vërtetë bëri një punë të shkëlqyer. I transferova kontrolloret dhe detyrat e fluturimit tek oficeri im i parë ndërsa koordinoja diversionin.

Ndërkaq, linja ajrore zbuloi se emri i dytë i të porsalindurit është Sky sepse ka lindur në bishtin e avionit. Postimi ka ngjallur një lumë komentesh nga përdoruesit e mediave sociale, të cilët shprehnin urimet për atë që kishte ndodhur. Një komentues shkroi se:

Kjo është e mrekullueshme! Çfarë bekimi që shkoi mirë. Urime për të gjithë të përfshirët! Punë e bukur.