Celebrities Sport

Lionel Messi thyen rekord e kalon CR7-ën për…

Lionel Messi, i cili me Argjentinën e tij është fitues “i freskët” i Kupës së Amerikës kalon rivalin Cristiano Ronaldo në rrjetet sociale. Jo për numrin e ndjekësve se portugezi nuk kapet lehtë por për “like”-et e një postimi.

Dedikimi i Ronaldos për Maradonën pas ndarjes nga jeta të Pibe de Oro-s mbante rekordin e postimit më të klikuar në historinë e rrjeteve sociale, me 19.811.998 “like”.

Tani vijmë te Messi, i cili theu rekordin e CR7-ës dhe ka marrë mbi 20 milion like me foton ku shfaqet duke mbajtur të përqafuar Kupën e Amerikës në Maracanà.