Celebrities Gossip Showbiz

“Forbes 2022”, Rihanna i bashkohet listës vjetore të miliarderëve për herë të parë!

Këngëtarja e njohur Rihanna renditet tashmë mes miliarderëve të botës. E pranishme për herë të parë në renditjen e “Forbes”, ylli i muzikës pop zuri menjëherë vendin e 1729 në listën me më shumë se 2500 emra. 34-vjeçarja ka një pasuri prej më shumë se 1.7 miliardë dollarësh, pjesa më e madhe e të cilave të përfituara nga firma e saj e bukurisë “Fenti Beauty”.

Ajo është më e pasura mes yjeve të muzikës, një kategori ku ndiqet nga Jay-Z dhe YE, pseudonimi i ri i Kanye West, të cilët këtë vit kanë pësuar tkurrje të pasurisë duke rënë disa vende më poshtë. Listën e miliarderëve të “Forbes” për 2022-shin e kryeson bosi i Teslas, Elon Musk. I rrëmben vendin e parë Jeff Bezos që e mbajti për katër vite radhazi, duke marrë kurorën me një pasuri prej 219 miliardë dollarë.

Së fundmi ylli i muzikës pop nxiti dyshimet se mund të jetë fejuar me partnerin e saj, A$AP Rocky. Aludimet nisën pasi këngëtarja u fotografua teksa ishte duke bërë pazar në Los Angeles. Ajo çfarë binte në sy tek artistja e cila është në një pritje të ëmbël ishte unaza në dorën e majtë. Por, Rihanna ka reaguar menjëherë ndaj këtyre thashethemeve. 

Sjellim në vëmendje se byrzylyku i ri i artistes mund të na japë të dhëna për datën e lindjes së foshnjës së saj. Bukuroshja u pa duke u kapur për dore me të dashurin e saj ASAP Rocky, me të cilin ajo është në pritje të fëmijës së parë, në West Hollywood javën e kaluar, e veshur me një fustan rozë të lehtë Simone Rocha dhe një byrzylyk të ri nga Annoushka me vlerë 51,991 dollarë.