Aktualitet

Lleshaj nga Roma: Alvini na mësoi se terrorizmi nuk ka vend në shoqërinë tonë

Pas përfundimit me sukses të operacionit të kthimit të Alvinit në shtëpi, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dalë në një konferencë se bashku me autoritetet italiane nga Roma. Lleshaj falënderoi të gjithë ata që ndihmuan ndërsa theksoi se operacioni u ndoq drejtpërdrejt nga kryeministri italian Giussepe Conte dhe ai shqiptar Edi Rama. Ministri pranoi se kjo ngjarje po përdoret politikisht dhe po përcillet mesazhi i fortë që terrorizmi dhe ekstremizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë. “Raste si ky duhet të mos përsëriten më, ky është qëllimi. Ishte një shembull i shëmtuar dhune dhe radikalizmi“, tha Lleshaj.