Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

Loja mes Fifit dhe Monikës revolton banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”!

Nuk kanë fund debatet brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Shpesh herë zënkat mes tyre janë për gjeste të vogla, por këtë herë debat ka nxitur një lojë mes Fifit dhe Monikës. Para dy ditëve, banoret e shtëpisë vendosën të debatonin mes tyre në formë loje në mënyrë që të përfshinin edhe të tjerët në debat, pasi sipas tyre nuk po krijoheshin diskutime brenda shtëpisë.

Në dijeni të kësaj loje ishte edhe Paloma, e cila për aq sa zgjati nuk ju tregoi banorëve të tjerë duke u bërë pjesë e lojës së Fifit dhe Monikës. E kur të tjerët e kuptuan se gjithë debatet e forta mes tyre ishin thjesht një lojë, reagimi i tyre nuk ishte aspak i butë. Mes tyre, Sabiani, Beniada dhe Iliri.

Pjesë nga reagimet e banorëve:

Iliri: Ishte një teatër i ngordhur dhe mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të qesh. Herë tjetër do e kem parasysh dhe nuk do përzihem me askënd, çfarëdolloj gjëje. 

Sabiani- Palomës: Ju nuk talleni dot me mua. Kam dy netë që jam sëmurur prej debateve të këtyre. Nuk loz dot njeri me figurën time.

Beniada gjithashtu është shprehur se sjellja e Fifit ditët e fundit ka qenë tepër shqetësuese dhe kjo gjë e ka revoltuar Fifin, e cila ju kundërpërgjigj jo shumë qetë.

Ti ku ishe kur unë isha sëmurë, mua më ranë të fikët nga hipokrizia në këtë shtëpi, kam pirë qetësues të fortë. Ti ku ishe? Nuk erdhe asnjëherë por vjen tani për të më gjykuar?

E kjo lojë që nisi mes Fifit dhe Monikës duket se nuk përfundoi si e tillë, pasi vajzat në fakt nisën të debatonin me të vërtetë ndaj vendosën ta mbyllin me aq këtë lojë.