Sport

Lojërat Olimpike Pekin 2022, pandemia do të “mposhtet” me rregulla strikte!

Planet e Kinës për të siguruar që Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022 të zhvillohen të sigurta gjatë pandemisë COVID-19 duken të forta, deklaroi drejtori i Emergjencave të OBSH-së, Michael Ryan.

Gazeta në gjuhën kineze e Singaporit, “Lianhe Zaobao”, që citon “Xinhua”, informon se Agjencia Shëndetësore e Kombeve të Bashkuara ka punuar me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për të ofruar këshilla teknike për organizimin e sigurt të Lojërave.

“Autoritetet kineze kanë masa shumë të rrepta dhe kanë nxjerrë një sërë librash të ndryshëm për Lojërat”, – tha drejtori i Emergjencave të OBSH-së, Michael Ryan.

“Kam besim se duke pasur parasysh informacionin që kemi, se masat që janë në fuqi për Lojërat janë shumë strikte dhe shumë të forta dhe ne, në këtë pikë, nuk shohim ndonjë rrezik të shtuar të transmetimit të sëmundjes në atë kontekst”, -shtoi ai.

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit nisin më 4 shkurt.