sport

Lojtarët dhe tifozët e Tiranës zbresin në fushë dhe sulmojnë arbitrin në ndeshjen me Bylisin

Tirana bën “harakiri” përballë Bylisit, në dy raste ishte skuadra kryeqytetase ajo që kaloi në avantazh por në të dyja rastet kanë arritur të barazojnë ballshiotët. Ishte rasti i barazimit të dytë me një penallti të diskutueshme që ka acaruar më tepër lojtarët tifozët e Tiranës dhe të gjithë të pranishmit në stadium.

Kjo bëri që në përfundim të ndeshjes lojtarët dhe një pjesë e tifozëve që zbritën në fushë goditën arbitrat, pavarësisht forcave të policisë të shumta që u futën për t’i mbrojtur.

Kujtojmë se Superliga shqiptare zhvilloi sot javën e 35-të dhe të parafundit. Në duelin mes Tiranës dhe Bylis, skuadrat u ndanë 2-2 në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë. Fundi i ndeshjes ka qenë i tensionuar, teksa dhjetra tifozë kanë hyrë në fushë dhe kanë dhunuar arbitrat.

Gjithçka lidhet me një penallti të dhënë nga Kridens Meta kundër Tiranës, me bardheblutë që protestuan ashpër. I gjithë stafi teknik dhe presidenca zbriti në fushë, me polemikat që shoqëruan pasndeshjen. Forcat e sigurisë dhe policia nuk mundi të ndalte tifozët, me arbitrat që u vendosën në shënjester. Protesta edhe nga trajneri Orges Shehi, që u pa në një tjetër version në këtë fund ndeshje. Vetë presidenti Refik Halili zbriti në fushë, dukshëm për të qetësuar të tijtë. Me këtë barazim një javë nga fundi i Superligës, Partizanit dhe Tirana janë me pikë të barabarta (64), me të kuqtë që për shkak të ndeshjeve direkte mbajnë kreun.