Celebrities Fashion

‘Look-u’ më seksi për mbrëmjet e verës nga Hailey Bieber!

Modelja me famë botërore, Hailey Bieber nuk zhgënjen kurrë me shijet e saj rreth modës dhe sjell trende të reja pothuajse çdo ditë.
Këtë herë ajo ka sjellë në vëmendje të të gjithëve një fustan, i cili është konsideruar si më seksi nga të gjithë, pasi ila të gjithë gojëhapur dhe shkatërroi rrjetin.

Një fustan i zi nga Peter Dundas, mori komentet e të gjithë të apasionuarve pas modës dhe të bukurës, por jo vetëm.
Në një postim të bërë së fundmi, ku shfaqej mahnitëse teksa mbante veshur fustanin e zi shumë të ngushtë. Të cilin e kishte stiluar me flokë të çrregullt, make-up të shëndrritshëm dhe një palë vathë “Rue Gembon Odessa”.
Një fustan i tillë kushton 2.250 dollarë pasi përfshin lidhëse që lidhen me kapse argjendi. Një veshje e tillë minimaliste u kthye në një ndër më seksit të parë ndonjehrë, ku tregon të gjitha linjat.
Nuk kanë munguar komplimentat e shumta nga personazhe të tjerë të famshëm, si Karla ëelch, e cila stilon bashkëshortin e Hailey, këngëtarin Justin Bieber.

Ok vajzë, po thyen rrjetin!

Nga ana tjetër ka komentuar dhe shoqja e saj shumë e mirë, modelja më e kërkuar, Gigi Hadid, e cila komplimentoi bukurinë e zonjushës Bieber.
Të tjerë i shtohen listës së komenteve si blogerja më famshme, Chiara Ferragni, një ndër yjet e “KUWTK” Khloe Kardashian, aktorja Vanessa Hudgens e shumë më shumë.


Fustani i Dundas ka thyer rekordet, ka marrë një famë të frikshme këtë javë dhe është veshur nga shumë personazhe, Jodie Turner-Smith e veshi një të tyillë në ngjyrën e verdhë, tek premiera e “Zola”, teksa Ciara preferoi që në përvjetorin e pestë të sajë me bashkëshortin Russell ëilson, të vishte një fustan me printe leopardi.

Ku tek postimi i kësaj të fundit shihet qartë komenti i partnerit, të cilin duket se e ka lënë pa fjalë.
Peter vërtetoi se pse është një ndër ikonat e modës dhe gjithmonë preferohet nga të gjithë me stilin e veçantë që zotëron.
Karriera e Dundas nisi të arrijë majat që prej vitit 2017, kur ai lançoi markën e tij me ndihmën e këngëtares më të dashur nga të gjithë, Beyonce në “Grammy Awards”. Ai ka arritur të fitojë zemrat e shumë VIP-ave si Katy Perry, Emily Ratajkowski dhe të gjithë rrethit Kardashian-Jenner.

Kështu që mos humbisni kohë dhe merreni e ju një dashuri të tillë, zgjidhni ngjyrën tuaj dhe rrezatoni!