Celebrities Lancio Music Showbiz

Lorè flet për karrierën e saj muzikore dhe zbulon se me kë artist do të donte një bashkëpunim!

E ftuar këtë të martë në “Lancio” ishte artistja Lorè. Një artiste shumë e veçantë, për të folur për karrierën e saj muzikore, Lorè tregoi gjithçka në Top Albania Radio. Ajo më tej foli për këngën e saj “FAJET”, teksa u shpreh si më poshtë.

Është pak herët për të dalë në konkluzione, sepse kënga ka dy javë. Por jam shumë e lumtur për feedback-un shumë pozitiv që kam marrë. Jam e lumtur. Është një projekt jo aq lehtë i përthithshëm.

E pyetur lidhur me klipin dhe stilin e veçantë në të, Lorè bëri një analizë.

Fokusi kryesor nuk ishte te imazhi. Vizualja ishte qëllimisht blur, që të kishte një lidhje të imazhit me vokalin, por njëkohësisht të mbetej e pazbuluar plotësisht. Zbulimi i imazhit do vijë gradualisht… Donim diçka intime sepse kënga vetë është intime. U bë për t’i dhënë më shumë rëndësi audios.

Një artiste ndryshe, Lorè analizoi tërë stilin e saj, dhe tregoi se pse ishte kjo zgjedhje për të patur një klip më ndryshe nga masa e artistëve të tjerë.

Unë jam shumë e hapur ndaj eksperimenteve, mirëpo për mua e rëndësishme është që videoklipi mos të jetë në shërbim të audios, sepse aty humb e gjithë magjia e këngës. Nuk bëj kompromis me imzhin.

Kujtojmë, se Lorè ka patur një bashkëpunim edhe me Vin Veli në këngën “Tonight”. Një këngë shumë e dashur dhe e sukseshhme padiskutim, të cilën Lorè e këndoi live në studion e Top Albania Radio-s gjatë intervistës. Por cilët janë artistët me të cilët Lorè do të donte të bashkëpunonte. Përgjigjen na e jep vetë këngëtarja.

Ka plot shumë të mirë. Elvana Gjata është shumë e mirë. Dafina Zeqiri është shumë e mirë. E dua energjinë femërore. Ka pafund artiste të mira. Gjithashtu, sa e dua një bashkëpunim me Shpat Deda, aq edhe një me Ledri Vula. Unë dua ngjyra.