Duket se jo vetëm Xhensila Myrtezaj e ka idhull Elvanën. Një yll tjetër i shtohet listës dhe ajo është reperja e njohur, Loredana. Ajo dhe Gjata janë mike prej kohësh dhe kanë treguar se shoqëria e tyre është e bazuar në një vlerësim maksimal të njëra tjetrës dhe kjo duket me postimet e tyre nëpër rrjete sociale. Komente me shumë dashuri e sheqer ndajnë të dyja, pothuajse pas çdo postimi që bëjnë, por ky i fundit ishte më ndryshe dhe i çuditi të gjithë me afrimitetin e tyre.
Në një postim të bërë nga Elvana në një nga koncertet e saj, Loredana nuk ka nguruar t’i komentojë duke i shkruar ‘gruja jem’.
Mjaftoi një deklaratë e tillë që të gjithë fansat të pyesnin veten se çfarë po ndodh mes tyre dhe u alarmuan rreth një bashkëpunimi të mundshëm mes tyre.
Loredana është rritur me muzikën e Elvanës dhe kujtojmë se disa ditë më parë dyshja është takuar dhe nuk e kanë kursyer dashurinë e tyre dhe me ndjekësit, duke postuar një InstaStory.
Gjithashtu mendohet se Elvana do të sjellë një projekt të ri muzikor së bashku me partnerin e Loredanës, reperin e njohur Mozzik. Kështu që shanset që edhe Loredana të jetë e përfshirë janë të larta.