Celebrities Gossip Showbiz

Loredana dhe Hana na vërtetuan dhe njëherë shprehjen “Bëmë mama të të ngjaj!”

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Së fundmi Loredana ka postuar në Instastory një foto të sajën dhe të Hanës, ku teksa mbajnë një pije në dorë kanë pozuar thuajse në të njëjtën mënyrë edhe pse fotot është bërë në kohë të ndryshme duke na vërtetuar dhe njëherë shprehjen “Bëmë mama të të ngjaj”.

Reperja dallohet shumë për veçantinë në stlin e saj dhe shpesh na ka treguar se ka qejf të eksperimentojë. Vetëm pak më parë me një postim, bukuroshja na ka treguar një tjetër version të sajin, ku shfaqet me flokë portokalli. Loredana duket si një vajzë tjetër dhe mund të themi me plot gojë se i shkojnë shumë.

Loredana ka postuar në ‘Instastory’ një ‘Ask’ për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj, ku një ndër tyre ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi i ka dhënë fund aludimeve të shumta lidhur me marrëdhënien e saj me ish partnerin dhe babain e vajzës së saj, Mozzik-un.