Gossip Showbiz

Shtohen dyshimet se Loredana do të bëhet nënë për herë të dytë!

Një prej repereve më të talentuara është Loredana, ish-partnerja e Mozzik, me të cilin kanë dhe një vajzë të vogël të quajtur Hana.

Së fundmi ata kanë publikuar albumin e tyre ‘No Rich Kids”, i cili pati një sukses të menjëhershëm, por në njërën prej këngëve që është pjesë e tij, Mozzik thotë se “Ka ardh koha Hanës për m’ja bo një vlla”, projekti me titull “Immer wenn es regnet” (Sa herë që bie shi).

Prej kësaj kënge kanë lindur dyshime se dyshja ka një plan një tjetër fëmijë, por më pas ata zbuluan se nuk do të ishin më bashkë por do të qëndron thjesht shokë të mirë dhe prindër të Hanës.

@loredanaofficial

What do u think? 😉

♬ original sound – Shae_bae86

Kujtojmë se disa ditë më parë ajo ka postuar në InstaStory një foto ku tregonte këpucë bebesh, por së fundmi reperja i ka befasuar të gjithë me anë të një postimi në rrjetin social “Tik Tok” ku është shfaqur me barkun e fryrë, edhe pse arsyeja nuk dihet ende. Kjo për shkak se në video artistja jep dy alternativa, në njërën anë vendos ‘fast-food’ e në anën tjetër emojin e një gruaje shtatzënë.

Përkrah videos ajo ka shkruar se çfarë mendojnë ndjekësi, si qëndron e vërteta. Në postim numërohen më shumë se 4 mijë komente ku mbizotërojnë mendimet se ajo është në pritje të një fëmije të dytë.

Mbetet ende për t’u zbuluar nëse thjesht është një shaka, apo me të vërtetë do të bëhet sërish nënë.