Celebrities Gossip Showbiz

Loredana është një ‘kriminele’ dhe këtë na e vërtetoi Yll Limani!

Ajo është reperja më e përfolur e momentit dhe gjithashtu ai është artisti më i pëlqyer i publikut për këngët e tij të ndjera. Loredana dhe Yll Limani sapo na surprizuan me një projekt muzikor për këtë fundvit.

Padyshim nga një dyshe e tillë artistësh pritej shumë dhe ata u siguruan të vinin me një projekt shumë të veçantë nisur që nga videoklipi i cili i ngjason një filmi. Në këngë, Loredana është ‘kriminelja’ dhe këtë na e vërteton më së miri ‘partneri’ i saj, Yll Limani.

Ka kaluar vetëm pak kohë nga publikimi i këngës së tij të fundit, i cili titullohet “Malet” dhe Yll Limani ka afro 9 milion klikime në platformën YouTube.

Nga ana tjetër dhe Loredana para disa javësh ka publikuar ‘Blicke’ i cili është një projekt solo me videoklip dhe ka arritur mbi 400 mijë klikime.