Celebrities Gossip Showbiz

Loredana-Mozzik-Kylie! Çfarë po ndodh mes tyre?!

Loredana dhe Mozzik mund të cilësohen si çifti i vitit, jo vetëm prej dashurisë së tyre por dhe nga suksesi që po fitojnë çdo ditë e më shumë me projektet e tyre.
Kthehemi tek dashuria e tyre e madhe ku duket se shumë shpejt mund të lindë një konflikt pas veprimit të bërë nga reperi.

Duket se edhe personazhet e famshëm dhe madje në një marrëdhënie dashurie mund të kenë ‘crush’ për njerëz të tjerë. Bëhet fjalë për një InstaStory të postuar në llogarinë e Mozzik ku shfaqet ylli miliarder, Kylie Jenner. Ku në të cilën ajo shfaqet e veshur me një set gold dhe sigurisht shumë seksi, foto të realizuara për koleksionin e saj të ri të “Kylie Cosmetics”.

Postimi nuk është shoqëruar me asnjë fjalë apo reagim nga artisti, por nuk e dimë ende nëse kjo ‘heshtje’ do të jetë e njejtë dhe nga ana Loredanës.
Jemi shumë kuriozë të dimë reagimin e saj apo se çfarë mendon ajo për faktin që partneri i saj poston fotot e një femre tjetër…