Showbiz

Loredana vendos të tregojë më shumë për veten në këngën e re

Pas përfundimit të problemeve ligjore me çiftin zviceran, Loredana ka nisur një kapitull të ri në karrierën muzikore ashtu edhe në jetën e saj pesonale.

Teksa është duke shijuar suksesin e albumit të saj të ri “Medusa”, Lori ka vendosur që të zbulojë më shumë detaje rreth vetes nëpërmjet projekteve muzikore të këtij albumi.

“Rockstar” quhet purja më e re e reperes ku ajo thotë: “Çdo polic e di që unë jam Lori, por sillen me mua sikur të më quajnë Tony!”. Loredana theksoi se kjo këngë do të publikohet të enjten dhe është një punim shumë personal për të.

Së fundmi, përflitet se ajo dhe Mozzik janë në prag të rikthimit ose edhe mund të jenë rikthyer dhe momentalisht po e mbajnë sekret nga publiku.

Ata janë parë disa herë në praninë e njëri-tjetrit në qendra tregtare apo në aeroport.