Showbiz

Lorenc Hasrama: “Koronavirusi më kapi me lot”

Të konfirmohesh pozitiv me Covid-19 tashmë nuk është ndonjë çudi e madhe por ajo që po diskutohet më së shumti janë simptomat e saj dhe çfarë përjetojmë emocionalisht nëse prekemi nga ky virus.

Me ne në studio në Live From Tirana ishte këngëtari simpatik Lorenc Hasrama i cili së fundmi e ka lënë pas krahëve eksperiencën me Koronavirusin. Gjatë intervistës së tij ai zbuloi se ishte me fat që kishte familjen afër në periudhën e izolimit pasi për të, ditët e të qenit i infektuar ishin shumë të vështira.

Lorenci u shpreh se Covid-19 ndikoi emocionalisht tek ai. Jo vetëm që nuk e përjetoi mirë por hera herës pati edhe lot. Gjatë kësaj periudhe këngëtari u angazhua me krijimin e teksteve të reja këngësh por nuk ka qenë gati t’i realizojë ato në studio e t’i lançojë për fansat e tij.

Megjithëse ka 2 projekte muzikore që priten të publikohen së shpejti në bashkëpunim me Irkenc Hykën, Lorenc Hasrama nuk do nxjerrë nga ato këngë që ai i quan ‘prerje damarësh’.