Celebrities Gossip Showbiz

Lorenci dhe Keisi kanë qenë të lidhur jashtë? Ja çfarë kanë treguar në dhomën e rrëfimit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Afrimiteti mes Lorencit dhe Keisit është vënë në dukje që ditën e parë që Lorenci ka hyrë në shtëpi. Edhe pse kudo në rrjete sociale është përfolur për një lidhje të vjetër mes tyre brenda në shtëpi asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar. Derisa gjatë ‘Prime-t’ të sotëm gjatë një klipi është treguar se Lorenci ka pranuar në dhomën e rrëfimit se ka pasur një lidhje me Keisit, e cila për të është mbyllur për atë ndërsa për Keisin nuk dihet. Kjo deklaratë erdhi shumë surprizë për banorët, por edhe vetë Keisin.

Vëllai i Madh ka futur një zarf të kuq brenda shtëpisë ditën e sotme. Përmbajtja e tij është lexuar gjatë ‘Prime-t’, ku banorët janë vënë në dijeni për shtyrjen e finales së Big Brother VIP 2. Luizi e hapi zarfin gjatë spektaklit dhe u zbulua se data e  finales do të jetë 6 Maj. Gjithashtu Arbana u komunikoi se deri në fund do të ketë mjaft sfida për të rritur përsëri çmimin deri në 100 mijë euro, pasi momentalisht është 62 mijë euro. Një tjetër lajm ishte se finalistët do të marrin 10 mijë euro.