Celebrities Gossip Showbiz

Lorenci zbuloi se ka qenë në një lidhje me Keisin, ja çfarë do të bëjë Sabiani!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Afrimiteti mes Lorencit dhe Keisit është vënë në dukje që ditën e parë që Lorenci ka hyrë në shtëpi. Edhe pse kudo në rrjete sociale është përfolur për një lidhje të vjetër mes tyre brenda në shtëpi asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar. Derisa gjatë ‘Prime-t’ të djeshëm gjatë një klipi është treguar se Lorenci ka pranuar në dhomën e rrëfimit se ka pasur një lidhje me Keisit, e cila për të është mbyllur për atë ndërsa për Keisin nuk dihet. Kjo deklaratë erdhi shumë surprizë për banorët, por edhe vetë Keisin.

Pas kësaj dihet se do të kishte edhe reagime nga familjarët e tyre në rrjete sociale e një ndër ta ka qenë edhe Sabiani, i cili dihet tashmë që është babai i Keisit. Sabiani ka postuar një foto të vajzës së tij në Instastory dhe ka treguar se e mbështet atë dhe se e pret jashtë, pasi ai vetë nuk do të futet më në shtëpinë e “BBV2”, ku edhe e quan Lorencin ‘besprerë’ dhe që dëshiron të përdorë Keisin për të marrë vëmendje.

Princesha e babos jashtë nga ajo shtëpi se bespremat duan të marrin vëmendje prej teje ksaj rradhe, nuk futem më aty, të pres jashtë të tërheq veshin gjithsesi je gjëja më e shtrenjtë e babos.

Mbrëmjen e djeshme banorët janë vënë në dijeni për shtyrjen e finales së Big Brother VIP 2. Luizi e hapi zarfin gjatë spektaklit dhe u zbulua se data e  finales do të jetë 6 Maj. Gjithashtu Arbana u komunikoi se deri në fund do të ketë mjaft sfida për të rritur përsëri çmimin deri në 100 mijë euro, pasi momentalisht është 62 mijë euro. Një tjetër lajm ishte se finalistët do të marrin 10 mijë euro.