Celebrities Film & Tv Top Albania Radio Special

Lori Hoxha tregon personazhet e saj më të dashur nga “Big Brother” ndër vite!

Gjatë një interviste eksluzive për Top Albania Radio me Jonida Aliçkollin, producentja e “Big Brother VIP”, Lori Hoxha ka zbuluar disa detaje më shumë lidhur me përgatitjet e fundit për sa i përket këtij spektakli. Duke nisur nga personazhet që mendohet se do marrin pjesë e deri tek përjetimet e saj dhe të gjithë stafit të punës. Lori na ka treguar dhe disa nga episodet e saj më të dashura nga “Big Brother” në Shqipëri, si dhe personazhet e saj të preferuar.

Unë kam qenë shumë e vogël kur filloi “Big Brother”. Ka disa gjëra që më kanë ngelur në memorie edhe pse në atë kohë unë nuk e shihja shumë sepse kisha një moshë më të vogël dhe nuk më lejohej shumë. Unë mbaj mend më shumë se çdo gjë, marrëdhënien e Bjordit me Adelën. Ka qenë një histori e dhimbshme po aq sa e bukur dhe e vërtetë. Dhe kjo është ajo që më ka ngelur më shumë në memorie. Po ashtu vlerësoj shumë personazhet femra që ka pasur “Big Brother” ndër vite. Atë kohë mendoj se është dashur shumë guxim që ta marrësh si iniciativë. Dhe më vjen shumë mirë që është marrë përsipër nga vajzat që kanë qenë në “Big Brother” ndër vite. Kanë treguar shumë avancim.

Rikujtojmë se, Lori Hoxha ka konfirmuar dhe se do të ketë dy opinonistë në “Big Brother VIP” dhe madje që nuk i kemi parë më parë në këtë profil. Dhe për të gjithë ata që mund të kenë pyetur veten, jo, nuk është Arjan Konomi.