Celebrities Film & Tv Showbiz Top Albania Radio Special

Lori, Sara apo Ledioni, kush do të dilte i pari nëse do të futej në shtëpinë e “Big Brother VIP”?!

Siç edhe e mësuat tashmë, “Big Brother VIP” është në hapat e fundit të finalizimit të çdo detaji, sado i vogël qoftë ai, për të nisur më në fund transmetimin në datë 5 Tetor në Top Channel. Ditën e sotme në orën 18:00, do të vijë dhe intervista eksluzive e producentes së këtij formati, Lori Hoxha, për të ndarë përgjigjen e çdo pyetje apo paqartësie që publiku mund të ketë.

Që në momentin që u lajmërua fillimi i “Big Brother VIP”, janë aluduar disa emra personazhesh që thuhej se do të ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Dhe sigurisht bashkë me këtë edhe emrat e opinonistëve të spektaklit. Për sa i përket këtyre të fundit, Lori konfirmon se do të ketë dy të tillë në “Big Brother VIP” dhe madje që nuk i kemi parë më parë në këtë profil. Dhe për të gjithë ata që mund të kenë pyetur veten, jo, nuk është Arjan Konomi.

E pyetur nga Jonida Aliçkolli nëse vetë Lori do të futej në “Big Brother VIP”, producentja u përgjigj:

Mua më pëlqejnë shumë sfidat dhe të rikujtoj se kam qenë dhe në një sfidë vetë, para shumë vitesh. Kështu që do të futesha me shumë qejf po të mos isha Lori dhe të isha pjesë e televizionit. Me siguri do të isha future, por nuk e di sa do të rezistoja pa telefon (qesh). Kjo është e vetmja vështirësi e imja për momentin.

Po a mendon se do të ishte futur Sara?

Jo, nuk e besoj. Sara ka më shumë impenjime se sa unë nga ana personale. Por që besoj se do të kishte qenë personazh më i mirë sesa unë.

A e kanë menduar ndonjëherë motrat që të bëjnë një reality së bashku?

Kemi shumë dinamika të lezetshme në familje. Jemi shumë më ndryshe nga çfarë transmetojmë në rrjete sociale. Kështu që do të ishte interesante, por nuk e di.

E ngacmuar nga një pyetje e Jonida Aliçkollit se nëse Sara dhe Ledioni do të hyjnë së bashku në “Big Brother VIP”, cili mendon ajo se do të dalë më parë, Lori përgjigjet:

Ledioni. Do të kishte dalë vetë. Ai do të jetë gjithmonë në kontroll dhe në një situatë që ai nuk është në kontroll, ai del nga shtëpia (qesh).