Celebrities Gossip Showbiz

Luana Vjollca ironizon ndjekësit pasi e kritikuan për shapkat e njëjta!

Të kesh aq shumë ‘followers’ dhe ndjekës fanatikë në Instagram duhet të marrësh parasysh që do të kritikohesh edhe për detaje që ndoshta dhe vetë nuk i kishe vënë re. Njësoj siç ndodhi me Luana Vjollcën së fundmi, e cila u ‘kritikua’ për shapkat e firmës “Philip Plein” që siç u shpreh një ndjekëse “ngeli me ato” dhe duhet të shkojë të blejë një palë reja.

Prezantuesja bukuroshe në mënyrë shumë modeste ju kundërpërgjigj duke i thënë se nuk ka pse të marrë tjera kur këto që ka ende e kryejnë funksionin e tyre. E teksa nëpër portale u përfol gjatë kjo situatë, Luana ‘vendosi pak në lojë’ ndjekësit duke ironizuar këtë situatë. Teksa ka postuar në Instastory një foto të shapkave që bënë kaq bujë, krahas ka vendosur një emoji që tregon ironi për këtë fakt.

Luana nuk e ka lënë me kaq dhe ka vazhduar me një tjetër Instastory, ku teksa ka treguar se është pranë dyqanit të “Philip Plein” ka pyetur ndjekësit nëse duhet të blejë një palë të tjera apo jo.

Të futem të blej një palë shapka të reja???   

Rikujtojmë se, teksa është shfaqur duke kërcyer dhe argëtuar në vendet me muzikë të Mykonos, Luana ka zbuluar se si e quajnë atë atje duke e krahasuar me aktoren e njohur kolumbiano-amerikane Sofia Vergara.