Celebrities Gossip Showbiz

Luana Vjollca më modeste se kurrë! Prezantuesja i kthehet ndjekëses pasi e kritikon për shapkat e njëjta

Luana Vjollca prej ditësh tanimë ka treguar se është me pushime në Greqi. Nga fotot paksa provokuese që publikon herë pas here, prezantuesja bukuroshe zgjedh të ngacmojë pak ndjekësit e saj. E së fundmi duket se këto pushime Luanën e kanë bërë të shijojë jetën e natës, pasi me aq sa ka treguar ajo prej kohësh nuk ishte më pjesë e grumbullimeve.

Gjatë këtyre pushimeve, prezantuesja bukuroshe ka postuar herë pas here fotografi duke i treguar pak nga këto ditë relaksi ndjekësve të saj. E duket se syrit kritik të tyre nuk i shpëton asgjë. Njëra nga ndjekëset ka vënë në dukje se shapkat e saj të markës së njohur ‘Philip Plein’ i ka veshur disa herë dhe ajo i ka treguar që të blejë një palë të reja.

Duke u treguar tepër modeste pas këtij komenti, Luana ka treguar se nuk është e nevojshme pasi dhe këto që ka e bëjnë punën.

Mundet edhe të futesh tek dyqani L.V. të blesh një palë shapka të reja, se ngele me ato PHP.

Pse të harxhoj lekë kot kur këto e kryejnë ende funksionin e tyre?

Rikujtojmë se, teksa është shfaqur duke kërcyer dhe argëtuar në vendet me muzikë të Mykonos, Luana ka zbuluar se si e quajnë atë atje duke e krahasuar me aktoren e njohur kolumbiano-amerikane Sofia Vergara.