Celebrities Gossip Showbiz

Luana Vjollca surprizohet për ditëlindje nga një personazh shumë i rëndësishëm i politikës!

Ditën e djeshme Luana Vjollca ka festuar 30 vjetorin e saj, duke e pritur ditën e ditëlindjes në një festë me miqtë e saj më të ngushtë. Përgatitjet për ditëlindjen nisën një ditë më para, ku prezantuesja zbuloi në Instastory-n e saj se ishte ‘mbuluar’ me dhurata.

E teksa nuk kanë munguar urimet e pafundme për Luanën nga miq dhe personazhe të njohur të showbiz-it, një figurë shumë e njohur e politikës tonë i ka bërë prezantueses bukuroshe një surprizë shumë të këndshme. Bëhet fjalë pikërisht për krybashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dërgoi një buqetë me lule në shtëpi dhe krahas saj një kartolinë që shkruan:

Gëzuar ditëlindjen! Përqafime, Erion Veliaj

Kjo dhuratë është postuar në Instastory nga vettë Luana e cila e ka falenderuar për këtë surprizë.

Super Lali jonë faleminderit

Rikujtojmë se, një ditë para ditëlindjes së saj Luana ka  zbuluar disa momente bisede nostalgjike me mamanë e saj për fëmijërinë e saj. Jo vetëm kaq, por prezantuesja bukuroshe e akuzuar shpesh për ndërhyrje estestike në trup dhe fytyrë nuk ka ngurruar të publikojë një fotografi kur ka qenë shumë e vogël.