Bota

Lufta në Ukrainë/ Sulmi me raketa në apartamentet e Dnipro-s, shkon në 45 numri i viktimave!

Numri i viktimave nga sulmi rus në një ndërtesë apartamentesh në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, është rritur në 45.

Kreu i administratës ushtarake të rajonit Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko, raportoi numrin e viktimave nga sulmi i rëndë i së shtunës.

Një tjetër fëmijë u gjet mes të vdekurve, duke e çuar numrin në gjashtë.

Deri më tani sipas CNN, janë ende 19 persona të zhdukur, të mbetur nën rrënoja.