Bota Travel

Lufthansa mendon për “gjininë fluide”, ndryshon përshëndetjen në bord!

Lamtumirë formulës klasike “Zonja e zotërinj” për të përshëndetur pasagjerët në bord: tani duhet ndjekur hapi i kohës dhe të mendohet për një përshëndetje më gjithëpërfshirëse, pa diskriminim gjinor.

Lufthansa ka menduar të zëvendësojë shprehjet e vjetra me formula më asnjëanëse, thjesht “Mirëdita”, “Mirëmbrëma” apo “Mirësevini në bord!”. Një zëdhënës i kompanisë ajrore gjermane theksoi rëndësinë për t’i mbajtur të gjithë në konsideratë në momentin e përshëndetjes.

Një zgjedhje që po shkon në të njëjtën linjë me debatin gjithnjë e më të ndezur për gramatikën që duhet përdorur në përshkrimin e personave, që identifikohen me “gjini fluide”. Në Gjermani prej kohësh diskutohet si të përshtatet gjuha kundrejt pakicave e dallimeve gjinore.

Prej vitesh debatohet për të ashtuquajturin Gendersternchen, “ylli i gjinisë” që vendoset mes gjinive pa bërë dallime mes asaj mashkullore apo femërore. Eksperimenti po merr udhë në rrjetet sociale, në media, në tekste duke u bërë një mënyrë gjithnjë e më përhapur ndonëse ende nuk është përfshirë në sistemin zyrtar të shkrimit.

Lajmin e përzgjedhjes “gender fluid” nga Lufthansa e dha “Bild”. “Veto” do të vlejë edhe për filialet Austrian, Eurowings, Swiss e Brussels Airlines. Ky imponim nuk pëlqehet nga të gjithë.

Në një mesazh në Twitter, deputeti Christoph Ploß, i cili përveçse anëtar i Bundestagut është edhe president i CDU-së në Hamburg, akuzon Lufthansa-n se “po shkon pas një zgjedhjeje ideologjike, të pakuptueshme”.