Sport

Luhet sot derbi i dytë i sezonit Partizani-Tirana!

Sot në orën 18:00, në “Elbasan Arena” luhet derbi i dytë i sezonit, Partizani-Tirana. Ndeshja më spektakolare e futbollit shqiptar do të transmetohet në ekranin e Supersport. Në këtë derbi të nxehtë, të dyja skuadrat luajnë për ta fituar.

Aktualisht, Partizani ka tre pikë më shumë se Tirana në renditje por barazimi në këtë sfidë nuk i bën punë asnjërës prej dy ekipeve nëse shpresojnë ende te titulli kampion. Kjo pasi Vllaznia nuk di më të ndalet dhe vazhdon të fitojë.