Celebrities Music Pardon My French

Lui$a Boshnjaku në një rrëfim special në “Pardon My French”!

E ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishte një artiste me kuptimin e plotë të fjalës Lui$a Boshnjaku, vajza e Florent Boshnjakut. E rritur në një familje artistësh, Lui$a tregon lidhjen që ka ajo dhe familja e saj me muzikën.

Gjithmonë ka qenë muzika prezente në jetën time. Kur kam qenë e vogël, studion e kemi patur në shtëpi. Kam një motër 10 vjeçe, artiste me kuptimin e plotë të fjalës, multidimensionale. Shkrimi i këngëve ka qenë prej meje, miksimi dhe lidhja është falë babait.

Lui$a u shpreh edhe për artin e saj dhe tregoi se ku mendon ajo se mund të vazhdojë të zhvillojë artin e saj.

Për momentin këngët që kam realizuar kanë qenë në gjuhën angleze. Po shoh edhe për studime në SHBA, etikën e artistëve, të shoh edhe vetë në cilin treg e gjej veten. Më pëlqen të performoj, të mundja do performoja çdo ditë. Edhe në Amerikë kam qejf në klube, festivale, koncerte. Kam pasur disa performanca në evente, në koncerte si pianiste.

Më tej, artistja e re ne moshë tregoi edhe për projektin e saj muzikor “Limelight EP” dhe u shpreh se si u prit ai nga publiku.

“Limelight EP” është pritur mirë, kam marrë përkrahje të madhe, më ka ndihmuar të lidhem me artistë të tjerë.

Por nga çfarë frymëzohet Lui$a?! Këtë na e zbulon artistja në “Pardon My French”.

Frymëzimi më i madh është jeta që jetoj, historitë personale, filmat që shoh shumë, librat që lexoj…

Lidhur me pjesëmarrjen në show talentesh, Lui$a shprehet se:

Nuk besoj se do merrja pjesë në show talentesh. Ka disa të mira, ka edhe të këqija. Mendoj që është diçka që duhet menduar mirë, por për disa artistë të tjerë, pse jo.

Lui$a na zbuloi gjithashtu planet e saj të ardhshme muzikore, që nuk i përkasin veç këndimit!

Jam duke punuar në disa projekte, ku po punoj vetë si producente.