Celebrities Magazine Showbiz

Luiz Ejlli pjesë e fushatës elektorale të Partisë Demokratike?! Ja si përgjigjet Sali Berisha!

Kryetari i PD, Sali Berisha, është pyetur mjaft herë në lidhje me “reality show” më të ndjekur momentalisht “Big Brother Albania Vip”, por më specifikisht për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili është banor pjesëmarrës në këtë program televiziv. Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Me vëmendjen e madhe që ka marrë dhe afeksionimin e njerëzve ndaj figurës së Luizit, rrjetet sociale kanë patur vetëm emrin e ti si kryefjalë. Suksesi i tij ka marrë aq shumë zë saqë edhe vetë Sali Berisha është pyetur dy herë në lidhje me të. Për sa i përket marrëdhënies së tyre, këngëtari i njohur ka shprehur hapur, brenda dhe jashtë shtëpisë, mbështetjen e tij ndaj partisë që Berisha drejton. Në një bashkëbisedim zhvilluar ditën e sotme me ndjekësit e profilit e tij personal në Facebook, Sali Berisha është pyetur se çfarë mendimi ka për të. Ai është shprehur:

Besoj se nuk ka asnjë rëndësi, mendimi im, pasi Luizi dëshmoi veten një artist, interpretoi si artist me talent dhe meritoi (nuk shkoj më tutje sepse nuk dua, e thashë edhe para dy netësh, secili ka “diellin” e vet dhe unë nuk dua t’i përzihem askujt në “diellin” e tij), meritoi plotësisht  admirimin e publikut shqiptar dhe më gjerë. Faleminderit shumë për pyetjen.

Pjesa e dytë e pyetjes së lartpërmendur vazhdonte ku ndjekësi e pyeti nëse do ta bënte këngëtarin pjesë të fushatës së tij elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Sali Berisha ka deklaruar:

Pjesa e dytë e pyetjes është “invalide” në kuptimin që e thashë atë, secili ka shkëlqimin, ka “diellin” e tij. Prandaj dhe nuk ka një përgjigje për këtë pyetje tani.